Ballina Flash

Sirena alarmi dhe të shtëna armësh në veri të Kosovës

PRISHTINË, 13 qershor/ATSH/ Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të veri të Kosovës, konkretisht tek shkolla teknike. Pas kësaj menjëherë është lëshuar alarmi dhe serbët kanë nisur të mblidhen.

Kështu bën të ditur ekipi i KosovaPress-it, i cili thekson se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh por nuk dihet nga cili drejtim. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Shkencëtarët vëzhgojnë dy milionë galaktika për hartën 3D të universit
Artikulli tjetërBalla: Asnjë zyrtar mos ta shohë zyrën si pronë të vetën