Ballina Ekonomi

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.22 lekë dhe këmbehet me 98.78 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 106.77 lekëve, ose 0.51 lekë më shumë se të hënën.

Me 0.04 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 124.16 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.14 lekë dhe këmbehet me 109.09 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 98.78 +0.22
Euro EUR 106.77 +0.51
Poundi Britanik GBP 124.16 +0.04
Franga Zvicerane CHF 109.09 -0.14
Jeni Japonez (100) JPY 70.79 0.00
Dollari Australian AUD 66.92 +0.19
Dollari Kanadez CAD 73.98 +0.01
Korona Suedeze SEK 9.18 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 9.16 -0.01
Korona Daneze DKK 14.32 +0.06
SDR SDR 131.66 +0.37
Ari (OZ 1) XAU 193904.08 +342.10
Argjendi (OZ 1) XAG 2384.72 -2.21
Juani Kinez (onshore) CNY 13.81 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 13.79 +0.01
Lira Turke TRY 4.17 0.00

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli i Sigurimit Kombëtar, Begaj: Koha të reflektojmë sa të përgatitur jemi ndaj sulmeve kibernetike
Artikulli tjetërKomisioni i Jashtëm miraton projektligjin, 60 milionë euro për përmirësime në e-Albania