Ballina Flash

​Protestuesit serbë edhe sot para komunave në veri

PRISHTINË, 7 qershor/ATSH/ Në komunat veriore të vendit, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, tashmë janë tubuar para ndërtesave komunale.

Ata po protestojnë që nga 26 maji kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, ndërsa numri i tyre si zakonisht në mëngjes është i konsiderueshëm.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër të vogël, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto komuna konsiderohet të jetë e qetë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryesia e PD-së hap garën për kreun e partisë, zgjedhjet në 29 korrik
Artikulli tjetërINSTAT: Çmimet e prodhimit shënuan rritje me 9.4 %