Ballina Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet për këshillat e 4 bashkive

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau sot mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për 4 këshilla bashkiakë.

Konkretisht në mbledhjen e sotme u shpërndanë mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e bashkive Vlorë, Korçë, Tiranë, Mallakastër.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u miratua edhe korrigjimi i gabimit material në vendimin “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillin e bashkisë Rrogozhinë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i Vangjush Dakos dhe 6 zyrtarëve të tjerë, SPAK zbardh dosjen hetimore
Artikulli tjetërSeminar rajonal për treguesit e performancës në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve