Ballina Ekonomi

Shitet për 430 mijë lekë në ankandin e parë targa e personalizuar

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) zhvilloi ankandin e parë të targave të personalizuara.

Targa më e lakmuar dhe e paguar më shtrenjtë ishte “ZZ777ZZ” me disa ofertues dhe u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7” dhe targa “1K1NG”.

Sipas DPSHTRR-së, shitja përmes ankandit synon transparencë në blerjen e kombinimit të preferuar, duke nisur ndërtimin e një kulture të ndershme tregtimi, përkundër sjelljeve të së shkuarës së nënbanakut e ryshfetit.

“Tabu që thyhen në vendin ku mjetet rrugore private qenë herezi deri në 1990-ën, ndërsa sot flota vendase rritet në mbi 850 mijë mjete dhe në mënyrë krijuese gjenerojmë fonde që shkojnë për programe edukative mbi sigurinë rrugore dhe aktivitete të trashëgimisë automotoristike, Retro Albania, sisteme e infrastrukturë moderne, investime e kapacitete”, bëri të ditur DPSHTRR.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrolle të befasishme në liqenin e Komanit, siguria e vizitorëve prioritet
Artikulli tjetërUKRAINË – Kievi: Ushtria ukrainase aksione në Bakhmut