Ballina Ekonomi

Bankat dhanë 10.6 miliardë lekë kredi konsumatore

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për katër muajt e parë të vitit 2023 kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet, kishte vlerën e 10.6 miliardë lekëve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me një vit më parë.

Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit prill kishte vlerën e 70.4 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 6.9 %, nga 7.5 % që kishte qenë rritja vjetore në fund të vitit 2022.

Sipas BSH-së, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.

Shifrat tregojnë se për katër muajt e parë të vitit, sektori bankar disbursoi gjithsej 15.4 miliardë lekë kredi të reja për blerje banesash.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues u rrit me 7.2 %.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 10 mijë nxënës nga 200 shkolla, pjesë e Programit Kombëtar “Art, Zeje, Sport”
Artikulli tjetërTahiri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot