Ballina Aktualitet

Lezhë, asgjësohen 2583 bimë narkotike

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të komisariateve nën varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë qarkun, duke përfshirë dhe skanuar edhe zonat më të thella e të vështira, malore e të pyllëzuara, me qëllim parandalimin e tentativave dhe goditjen e rasteve të konstatuara të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, u finalizua faza e nëntë e megaoperacionit “Imazhi”, në kuadër të të cilit në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën 2215 bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në fshatrat Fushë-Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë narkotike cannabis sativa dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprime hetimore procedurale, u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 8 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpejtësi mbi normat, ndëshkohen 228 drejtues mjetesh në Lezhë
Artikulli tjetërBRUKSEL – PE vë në dyshim përshtatshmërinë e Hungarisë për presidencën e BE-së