Ballina Flash

​Kurti: Të përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve

PRISHTINË, 1 qershor/ATSH/ Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve sot është mbledhur Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Në këtë takim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se teksa ka uruar Ditën e Fëmijëve, ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të rritur mirëqenien e fëmijëve.

Sipas tij, mirëqenia e fëmijëve nuk është vetëm obligim ligjor dhe etik por edhe gurthemel për shoqëri prosperuese.

Ai tha se të drejtat e fëmijëve janë përgjegjësi kolektive për të cilat duhet të angazhohen dhe punojnë krah per krah duke bashkuar forcat të gjitha institucionet.

Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThirrjet për protesta në jug të Mitrovicës, Policia: Të dyshimta
Artikulli tjetërFëmijët “pushtojnë” bazën ajrore të Farkës