Ballina Flash

Dy shqiptarë sulmohen në veriun e Kosovës

PRISHTINË, 1 qershor/ATSH/ Dy shqiptarë janë sulmuar sot nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës.

Kështu u bë e ditur nga Policia për KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Hungaria, mbështetje pa kushte për integrimin në BE
Artikulli tjetërMOLDAVI – Zelensky kërkon koalicion për mbrojtjen ajrore dhe avionë luftarakë