Ballina Flash

​Borrell: Dhuna në veri duhet të dënohet, autorët të japin llogari

PRISHTINË, 1 qershor/ATSH/ Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur situatën në veri të Kosovë. Ai ka thënë se dhuna duhet të dënohet dhe autorët e saj duhet të japin llogari.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së pret që të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas atij që ka mbajtur të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Pres të kem një takim me presidentin Vuçiç, dje takova kryeministrin Kurti kështu që duhet të insistojmë që dhuna nuk është rruga, dhuna duhet të dënohet, dhe autorët e kësaj dhune duhet të japin llogari. Dhe të gjithë duhet të përpiqen të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Borrell ka folur në margjinat e samitit të liderëve evropianë në Moldavi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncert në Universitetin e Arteve me krijimtarinë e zgjedhur të Vasil Toles
Artikulli tjetërIPARD II, grante për 38 sipërmarrje përpunimi të qumështit