Ballina Flash

Kurti mbërrin në Bratislavë

PRISHTINË, 31 maj/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur të mërkurën në mëngjes në Forumin e Bratislavës.

Kjo është bërë e ditur nga një postim në rrjetetet sociale nga faqja zyrtare e “Globsec”, ku thuhet se në qendër të vëmendjes do të jetë ardhmëria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Globsec”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad-hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç po përpiqet të organizohet në Bratislavë të Sllovakisë.  /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: 3-fishim i koronarografive në spitalin “Shefqet Ndroqi” falë aparaturave bashkëkohore
Artikulli tjetërPeleshi: Baza e NATO-s në Kuçovë, ndikimin në rritjen e kapaciteteve të forcës sonë ajrore