TUNIS, 26 maj /ATSH-STA/ – Agjencia Sllovene e Shtypit (STA) është bërë anëtare e Aleancës së Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN), pas një votimi unanim nga asambleja e përgjithshme e organizatës, që zhvilloi punimet në kryeqytetin tunizian, Tunis.
”I krijuar në 1991, AMAN bashkon agjenci shumë të ndryshme që kanë jo vetëm Mesdheun të përbashkët, por edhe një histori të pasur marrëdhëniesh. Kjo krijon mundësinë për të ndarë përmbajtjen, njohuritë dhe përvojën”, tha drejtori i STA-së, Igor Kadunc.
”STA vendosi t’i bashkohet aleancës me ftesë të disa anëtarëve”, tha Kadunc duke shtuar se lidhjet dhe bashkëpunimi ishin parakushtet që agjencitë e lajmeve të ofrojnë një cilësi të lartë shërbimi.
Aleanca ka 19 anëtarë dhe synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin midis agjencive të lajmeve në vendet e Mesdheut.
E themeluar në vitin 1991, STA ka qenë anëtare e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA) që nga viti 1992.
Në vitin 2013 ajo iu bashkua Këshillit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit të Shtypit (IPTC) dhe mban statusin e një vëzhguesi në Shoqatën e Lajmeve Ballkanike Agjencitë – Evropa Juglindore (ABNA-SE)./ a.jor.























