Ballina Flash

Nis censi i pelikanëve, bashkëpunim me ekspertë dhe vullnetarë

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Nis sot “Censi i Pelikanëve” në 7 drejtoritë rajonale të Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim edhe me ekspertë ornitologë, organizata mjedisore, shoqëri civile, si edhe vullnetarë të shumtë.

 

Procesi i numërimit kryhet në vendet e paracaktuara për këtë qëllim.

Monitorimi në mënyrë sistematike i pelikanëve në vendin tonë, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e tyre dhe të habitateve.

Censi i pelikanëve në Shqipëri është realizuar për herë të parë në vitin 2020, në formën e censit kombëtar të pelikanëve, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe realizuar nga punonjësit e AdZM-ve.

Prej 3 vitesh tashmë vijon të realizohet me përgjegjshmëri, e ndjekur nga të gjitha protokollet përkatëse.

Censi i pelikanëve në Shqipëri në 2022 u realizua në 32 pika numërimi, pothuajse në të gjitha zonat e njohura në vend, si frekuentues me folezimin, apo me prezencën e tyre, nga pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) dhe pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për transplantin e organeve, Manastirliu: Më shumë shërbime e cilësi për qytetarët
Artikulli tjetërVeliaj publikon fotot si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri