PRAGE, 24 maj /ATSH-DPA/ – Republika Çeke ka porositur 246 automjete luftarake nga prodhuesi britanik BAE Systems, deklaeroi ministrja e Mbrojtjes Jana Černochová.
Kontratat tashmë janë nënshkruar dhe marrëveshja kap vlerën e rreth 2.5 miliardë euro (2.6 miliardë dollarë).
Industria çeke do të përfshihet në prodhimin e automjeteve të blinduara CV90.
Në një tjetër blerje të mundshme të pajisjeve ushtarake, qeveria e kryeministrit Petr Fiala ka udhëzuar Černochová të hyjë në negociata me Gjermaninë dhe vende të tjera për një blerje të përbashkët të tankeve Leopard 2A8.
Kjo do të mundësonte negocimin e kushteve më të favorshme, tha Černochová. Bisedimet janë ende në një fazë fillestare.
Në një shkëmbim pajisjesh ushtarake me Gjermaninë dhe Ukrainën, Republika Çeke ka marrë tashmë 14 tanke Leopard 2A4 dhe një mjet rikuperimi të blinduar për të zëvendësuar teknologjinë e projektuar nga sovjetikët e dorëzuar në Ukrainë. /os/






















