Ballina Flash

Java e Kulturës Greke, aktivitete edhe në Korçë

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Edhe në Korçë, në Javën e Kulturës Greke, nga data 23-29 maj, zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare 2023, të organizuara nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

“Shkëmbimi i kulturave i shërben forcimit të miqësisë midis popujve”, shprehet prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ndërsa ndan në rrjetet sociale edhe një album fotografik me eventet e zhvilluara së fundmi në Korçë.

Dje, në Bibliotekën e qytetit të Korçës, u hap një ekspozitë me piktura nga nxënësit e shkollës greke “Omiros”, si dhe u organizua një mbrëmje poetike kushtuar jetës dhe veprës së Jorgos Seferis, poet e diplomat i njohur grek.

Aktivitetet në kuadër të javës së kulturës greke do të vijojnë me një koncert me muzikë dhe valle popullore nga ”Lyceum Club of Greek Women Ioannina’”.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Lobimi ynë për drejtësi klimatike nuk do të ndalet
Artikulli tjetërPromovimi i sigurisë përmes ekonomisë së gjelbër, deputetët pjesë e konferencës në Baku