Ballina Flash

​Sveçla, takim me kryetarin e veriut të Mitrovicës

PRISHTINË, 22 maj/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar kryetarin e veriut të Mitrovicës, Erden Atiq. Ai ka thënë se kjo pjesë e Mitrovicës do të përjetojë progresin e merituar.

Pas takimit në zyrën e kryetarit të zgjedhur, Sveçla ka thënë se i ka ofruar atij gatishmërinë e plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.

“I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Më 19 maj, Erden Atiq është betuar kryetar i veriut të Mitrovicës, pas zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill në katër komunat veriore të Kosovës.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Integrim i plotë i Dibrës për ta bërë jastëkun e gjelbër të kryeqytetit
Artikulli tjetërNis rehabilitimi i aksit Fushë-Krujë – Thumanë, ARRSH: Si do të menaxhohet trafiku