TIRANË, 22 maj /ATSH/ Kandidatja e PS, fituese e bashkisë Klos, Valbona Kola deklaroi sot, në takimin falënderues me qytetarët e Klosit dhe Matit se, “vijmë sot pas një fushave intensive, por shumë qytetare, të cilën e bëmë të gjithë së bashku”.
“Një falënderim i parë shkon për të gjithë klosianët e mi, që më besuan me votën e tyre. Besuan PS-në. Vetëm me kryeministrin Edi Rama, Klosi do të shkojë përpara”, tha Kola.
Ajo u shpreh se, do të jetë pjesë e familjes së madhe klosiane dhe dera e bashkisë Klos do të jetë e hapur për të pritur dhe zgjidhur hallet e çdo klosiani.
“Faleminderit të gjitha strukturave të partisë për mbështetjen që na dhanë! Faleminderit të gjithë vëzhguesve që ndoqën procesin dhe një falënderim të veçantë për kryebashkiakun Agron Malaj që u bë pjesë e fushatës së Klosit dhe e fitores tonë”, theksoi ajo.
“Besoj fort që eksperienca e Malaj do të na shërbejë për të avancuar me punët e mira në Klos dhe veprave që u shërbejnë qytetarëve të Klosit”, tha Kola.
/gj.m/r.e/






















