Ballina Bota

UKRAINË – “Wagner” njofton kapjen e Bakhmutit

ROMË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Bakhmutit, tha dje në mbrëmje themeluesi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.

“Sot, Bakhmuti u mor plotësisht”, tha Prigozhin në një deklaratë.

Ushtria ukrainase ka mohuar pretendimin se mercenarët e “Wagner” mund të kenë marrë kontrollin e plotë të qytetit të Bakhmutit, duke shtuar se trupat e saj po vazhdojnë të luftojnë.

“Është e rreme. Njësitë tona po luftojnë në Bakhmut”, tha zëdhënësi ushtarak, Serhiy Cherevati, pasi kreu i grupit mercenar rus, Prighozin tha se forcat e tij kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

“Situata në Bakhmut është kritike. Në të njëjtën kohë, trupat tona vazhdojnë mbrojtjen në zonën e “Litakut”. Deri më tani, mbrojtësit tanë kontrollojnë disa objekte industriale dhe infrastrukturore të kësaj zone dhe sektorin privat”, tha në Telegram zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQarkullonte me mjetin luksoz, në pranga i shpalluri në kërkim në Vlorë
Artikulli tjetërGREQI – Pesë të arrestuar pas akuzave për blerje votash