Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 20 maj 2023

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash hera-heres të dendura. Reshje shiu të izoluara në mesditë në relievet e larta malore në verilindje dhe në pasdite në pjesën jugore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/29 Diell re
Kukës 15/23 Diell re
Lezhë 18/28 Diell re
Dibër 10/26 Diell re
Durrës 15/29 Diell re
Tiranë 17/31 Diell re
Elbasan 17/29 Diell re
Berat 16/30 Diell re
Vlorë 17/28 Diell re
Korçë 11/22 Diell re
Gjirokastër 11/29 Diell re
Sarandë 16/28 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBenet Beci dhe Luiz Ejlli të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/5/2023