Ballina Ekonomi

Kuvendi miratoi dy projektligjet e ndërtimit të urës mbi Bunë

TIRANË, 18 maj /ATSH – I. Vata/ Seanca plenare e Kuvendit e zhvilluar paraditen e sotme, nisi me ftesën e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për deputetët e rinj që morën mandatin nga KQZ për shkak të vakancave të krijuara në Kuvend, për të bërë betimin. Deputetët Ludovik Hasani, Asllan Dogjani, Frrok Gjini dhe Qani Xhafa u betuan në Kuvend.

Më pas, Kuvendi votoi dy projektligje, të cilat ishin diskutuar në seancën e datës 13 prill 2023.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””, u miratua me 72 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Boiana”, u miratua me 97 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas diskutimet me çështje jashtë rendit të ditës, seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 11:00.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi, vizitë në Slloveni: Intensifikojmë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje
Artikulli tjetërSalianji: Përpjekje për fragmentarizim tjetër të PD-së, Paloka: Mbështes zgjidhjen e ngërçit