Ballina Aktualitet

PS fiton këshillin bashkiak të Kavajës

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në këshillin bashkiak të Kavajës.

Shumica e qytetarëve të Kavajës kanë mbështetur Partinë Socialiste, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe numrin më të madh të anëtarëve në këshillin bashkiak.

Nga të dhënat e KQZ-së, Partia Socialiste ka marrë 13 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 9 mandate dhe Partia Demokratike 3 mandate.

Gjithashtu dhe partia Agrare Ambientaliste (PAA) ka marrë 3 mandate.

Ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 2 mandate dhe Partia Republikane 1 mandat.

Në këtë bashki ka përfunduar numërimi i 92 qendrave votimi në total.

Edhe në katër bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, socialistët kanë fituar shumicën në këshillat bashkiakë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Gjykata lë në fuqi dënimin e Sarkozysë për ryshfet
Artikulli tjetërKushi: Megi Doçi, frymëzim për të gjitha vajzat dhe gratë që duan sportin