Ballina Aktualitet

Meta takon Berishën: Po dokumentojmë tjetërsimin e votës

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas takimit të zhvilluar sot me kryetarin e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Sali Berisha në selinë e PD-së, gjatë një prononcimi për mediet tha se, po përgatitet dokumentacioni që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Rama para se të niste ky proces. I gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar”, tha Meta.

“Ne do të luftojmë në emër të jo vetëm mbi 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por edhe në emër të qindra mijërave të cilët u intimiduan. Do t’i shikoni të gjitha faktet. Në rendin e ditës është dokumentimi gjithë kësaj masakre zgjedhore, përgatitja e dokumentacionit edhe për institucionet ndërkombëtare”, tha Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Përmbytjet ”anulojnë” Formulën 1 në Emilia Romanja
Artikulli tjetërITALI – Tetë viktima, disa të zhdukur dhe 4 000 të evakuar nga moti i keq