TIRANË, 16 maj /ATSH/ Partia Socialiste ka fituar dhe këshillin bashkiak të Poliçanit.
Në këtë bashki ka përfunduar numërimi i 22 qendrave të votimit në total për anëtarët e këshillit bashkiak.
Sipas të dhënave nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 13 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 mandat dhe Partia Demokratike 1 mandat.

/r.e/












