Ballina Aktualitet

PS fiton 8 mandate në këshillin bashkiak në Përmet

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Përmet, Partia Socialiste ka fituar këshillin bashkiak.

Në këtë bashki ka përfunduar numërimi i kutive të votimet për anëtarët e këshillit bashkiak.

Sipas të dhënave në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 23 qendrave të votimit.

Nga këto të dhëna rezulton se, Partia Socialiste ka marrë 8 mandate dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.

Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike kanë marrë nga 1 mandat.

Nga një mandat në këtë bashki ka marrë Partia Lëvizja e Legalitet (PLL), Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane (ABDE) dhe Partia Aleanca Demokristiane (ADK).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Radio ”Evropa e Lirë”: Serbia rrezikon liberalizimin e vizave
Artikulli tjetërPS merr 13 mandate në këshillin bashkiak të Poliçanit