TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Klos ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.
Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 27 qendrave të votimit.
Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 2 mandate, dhe Partia Aleanca Arbnore 2 mandate.
Ndërkohë nga 1 mandat në këshill ka marrë Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia e Gjelbër, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Kristian Demokrate dhe Partia Ardhmëria Shqiptare.
/m.m/r.e/























