TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë e Himarës, Partia Socialiste ka fituar këshillin bashkiak. Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki ka përfunduar numërimi i 36 kutive në total.
Nga këto të dhëna rezulton se Partia Socialiste ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.
Gjithashtu nga një mandat kanë Partia Socialdemokrate (PSD), Aleanca Progresiste (LZHK), Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) dhe Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA).

/r.e/























