TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Në Tiranë janë hapur në mesnatë kutitë e para të numërimit të votave për kandidatë për kryetar bashkie.
Fillimisht numërimi ka filluar në KZAZ-në tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.
Numërimi ka nisur edhe tek KZAZ nr 28 në zonën e Paskuqanit, e cila është edhe kutia e parë që nis të numërohet në bashkinë e Tiranës.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












