Ballina Flash

​Mehaj: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë

PRISHTINË, 12 maj /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore është duke kryer përgatitjet finale për ushtrim.

Mehaj ka shkruar në Facebook se Kompania B e Regjimentit të parë të këmbësorisë përgjatë dy javëve ka realizuar patrullimet luftarake në kushte të natës.

“Qëllimi i këtij ushtrimi ishte aftësimi i pjesëtarëve për manovrim dhe drille të betejës gjatë natës me anë të pajisjeve të natës (NVG)”, ka shkruar ai. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Varvitsiotis: Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet diplomatike për çështjen Beleri
Artikulli tjetërFOKUS – Astronomët zbulojnë shpërthimin më të madh kozmik të parë ndonjëherë