Ballina Flash

Sot, gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2023”

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Nis sot ‘Eurovision 2023’, festivali më i madh i këngës në Evropë.

Festivali do të mbahet në ‘Liverpool Arena’, në Mbretërinë e Bashkuar, por përfaqësuesit e Shqipërisë do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj.

Dy netët gjysmëfinale do të mbahen më 9 dhe 11 maj, ndërsa më 13 maj do të jetë finalja e madhe.

Performancat live të përfaqësueses së Shqipërisë, Albinës dhe Familjes Kelmendi, janë vlerësuar pozitivisht në provat e realizuara në Liverpul. Edhe në rrjet kënga “Duje” ka marrë vlerësime të larta.

Nata e parë e Eurovision 2023 do të ketë të ftuar speciale edhe Rita Orën.

Fillmisht këngëtares shqiptare e familjes së saj, do u duhet të jenë ndër fituesit e gjysmëfinales së dytë, për të mundur të ngjiten në skenë, në finalen e 13 majit.

Eurovision 2023 do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzikë, dhe Radio Tirana.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami “EU4Schools”, 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani
Artikulli tjetërGërvalla për Asociacionin: Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe, s’ka nevojë për një të dytë