Ballina Aktualitet

Begaj: Shqipëria i përket Bashkimit Evropian

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi se, “në Ditën e Evropës festojmë unitetin dhe paqen, vlera që Shqipëria i ndan me të gjitha vendet evropiane”.

Begaj u shpreh se, “Shqipëria i përket Evropës”.

“Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se Shqipëria i përket BE-së për shkak të lidhjeve të saj kulturore, historike dhe politike me Evropën”, tha Begaj.

Sot festohet Dita e Evropës, 73 vite nga deklarata e Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj bashkojnë popullin shqiptar
Artikulli tjetërXhaçka: Më të përkushtuar se kurrë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së