Ballina Flash

Rikthehet opera shqiptare në skenën e TKOB

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Premiera botërore “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu, Kryezot i Arbërit” rikthen operën shqiptare në skenë.

Opera solemne kompozuar nga Vasil S. Tole, shkruar mbi tekstin e Fan S. Nolit, është fituese e “Konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore”, shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2018.

Vepra ngjitet në skenë me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, nën interpretimin e baritonit Artur Vera, tenorit Gerald Murrja, sopranos Eva Golemi dhe mezzo-sopranos Amelda Papa, Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOB, si dhe Korit të Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentëve Sieva Borzak, Dritan Lumshi dhe Hajrullah Syla.

“Shqipëri e Kosovë bëhen bashkë në nderim të Heroit”, shkroi ministrja ë Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale, duke i bërë jehonë kësaj vepre madhore, e cila premierën e ka nesër (9 maj) në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci letër shkodranëve: Ambicia ime, zhvillimi i Shkodrës dhe mirëqenia e qytetarëve
Artikulli tjetërI paditur për shpifje, Veliaj: Berisha do të sillet forcërisht me polici në SPAK