BEOGRAD, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Mijëra njerëz, 50 000 sipas organizatorëve, dolën në rrugët e Beogradit këtë mbrëmje në një demonstratë të madhe të organizuar pas masakrave të javës së kaluar dhe “kundër dhunës”.
Një marshim paqësor kaloi nga parlamenti në selinë e qeverisë, në zemër të Beogradit, në një heshtje absolute, e thyer në një moment vetëm nga duartrokitjet e shkurtra.
Ndër kërkesat e manifestantëve ishte pezullimi i botimeve nga tabloidet proqeveritare dhe televizionet private të akuzuara për nxitje të dhunës. /os/






















