Ballina Bota

BERLIN – Scholz uron mbretin Charles lll për kurorëzimin

BERLIN, 6 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu sot urimet për kurorëzimin e mbretit të Britanisë së Madhe Charles III sot në Westminster Abbey, në Londër.

“Mbreti Charles III është i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu avancimin e mbrojtjes së klimës”, tha Scholz.

“Kjo do të na ndihmojë, gjithashtu”, shtoi ai.

Charles u bë mbret i Britanisë së Madhe pas vdekjes së nënës së tij, Elizabeth II, më 8 shtator 2022.

Ceremonia zyrtare e kurorëzimit po zhvillohet sot në Angli, ku merr pjesë edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, që përfaqëson Berlinin.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu uroi çiftin mbretëror të sapokurorëzuar britanik.

“Kurorëzimi është një dëshmi e forcës së qëndrueshme të monarkisë britanike. Një simbol i stabilitetit dhe vazhdimësisë,” shkroi Von der Leyen në Twitter.

“Urimet e mia për mbretin Charles III dhe mbretëreshën Camilla”, shtoi ajo.

Ajo ishte në mesin e politikanëve të shumtë të ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit.

Në ceremoni janë pritur përfaqësues nga 203 vende, duke përfshirë rreth 100 krerë shtetesh.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ vendos mbylljen e zyrave elektorale pranë qendrave të votimit
Artikulli tjetërKrifca: Kërkesë e lartë për naftë pa taksa nga fermerët, nisëm shpërndarjen e 34 mijë kartave