Ballina Bota

FOKUS – RSF: Greqia e fundit në BE për lirinë e medias

ATHINË, 3 maj /ATSH-ANSA/ –  Greqia është vendi më i keq në Bashkimin Evropian për sa i përket mbrojtjes së lirisë së shtypit, sipas renditjes së vitit 2023 të publikuar sot nga observatori ”Reporterë pa Kufij” (RSF).

Vendi mesdhetar renditet në vendin e 107-të nga 180, i paraprirë, për sa i përket shteteve të BE-së, nga Malta (vendi 84) dhe Hungaria (72).

”Liria e shtypit në Greqi pësoi pengesa serioze midis 2021 dhe 2023”, thuhet në dokumentin e publikuar nga organizata, ku përmendet skandali i përgjimeve që zbuloi se si ”Shërbimi Informativ Kombëtar grek po spiunonte disa gazetarë”.

Raporti gjithashtu thekson se ”paditë për qëllime kanosjeje, të ashtuquajturat SLAPP, janë të zakonshme” dhe më shqetësuese mbetet vrasja e gazetarit Giorgos Karaivaz në vitin 2021, e cila nuk është zbardhur ende.

Të premten e kaluar dy persona të dyshuar se kishin marrë pjesë në organizimin e vrasjes së gazetarit u arrestuan në Greqi.

“Të gjithë ata që janë përgjegjës për krimin, përfshirë organizatorin, duhet të arrestohen”, tha RSF në Twitter./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBejko: Rivlerësim i emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit
Artikulli tjetërFOKUS – OKB: Mbi çerek miliard njerëz përballen me urinë