Ballina Ekonomi

Euroja humb terren, forcohet dollari

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.26 pikë dhe këmbehet me 101.38 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.04 pikë dhe këmbehet me 111.08 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.29 lekë duke u ngjitur në kuotën 126.35 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 112.76 lekë, ose 0.10 lekë më pak se ditën e hënë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.38 +0.26
Euro EUR 111.08 -0.04
Poundi Britanik GBP 126.35 +0.29
Franga Zvicerane CHF 112.79 -0.10
Jeni Japonez (100) JPY 73.76 -0.59
Dollari Australian AUD 67.84 +1.27
Dollari Kanadez CAD 74.69 +0.65
Korona Suedeze SEK 9.83 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 9.42 0.00
Korona Daneze DKK 14.91 0.00
SDR SDR 136.63 +0.01
Ari (OZ 1) XAU 200983.82 +493.20
Argjendi (OZ 1) XAG 2502.53 -9.47
Juani Kinez (onshore) CNY 14.67 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 14.60 +0.01
Lira Turke TRY 5.21 +0.01

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Osmani: Kosova duhet të ketë draftin e vet për Asociacionin
Artikulli tjetërMbi 64 mijë aplikime për kredi në 6 muajt e fundit të 2022-shit