Ballina Flash

Shpallen fituesit e konkursit “Jam libër” në COD

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Në Bibliotekën e Kryeministrisë (COD) u përmbyll konkursi “Jam libër” – Përshtypje (Review), për librin që të ka pëlqyer më shumë.

Konkursi ishte një bashkëpunim i COD-it me platformën Bukinist, ku morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nga: Durrësi, Elbasani dhe Tirana.

Mbresat e nxënësve për libra që kanë lexuar, u ndanë edhe gjatë evenimentit, ku ishin të pranishëm edhe mësues e prindër.

Fituesit e këtij konkursi ishin:

Nga shkollat 9-vjeçare: Ares Seiti nga shkolla “Gustav Majer” Tiranë, Aila Budini nga shkolla “Maarif School” Elbasan, Sara Petritaj nga shkolla “7 Marsi” Tiranë dhe Andja Krasniqi nga “Shkolla e Kuqe” Tiranë.

Nga shkollat e mesme: Angeliki Lagji nga gjimnazi “Ibrahim Kodra” Durrës, Sara Mumajesi nga gjimnazi “Sami Frashëri” Tiranë, Eriselda Gryka nga Shkolla e Mesme “Sadi Nuri” Ndroq dhe Fioralba Zika nga shkolla e mesme “Maarif Elbasan”.

Fituesit u shpërblyen me kuponë për blerje librash online në platformën BUKINIST, ndërsa pjesëmarrësit morën kuponë me zbritje.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Shqipëria e përkushtuar për të përmbushur me sukses reformat për integrimin evropian
Artikulli tjetërBegaj-Milanoviç: Linjë direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Kroacisë