TIRANË, 27 prill/ATSH/ Fondacioni “Culture House Projects” në bashkëpunim me ‘Visual Art Gallery’ (VAG) solli mbrëmë në sheshin “Skënderbej’, instalacionin gjigand tridimensional “EU Cube”, me pikturat e nxënësve të liceut artistik “Jordan Misja”.
Kubi gjigant në të cilin projektohen punimet artistike, do të aktivizohet në ora 20:00 edhe sot e nesër (27 e 28 prill).
Ekspozita tredimensionale në qiell të hapur, ka ngjallur kureshtjen e kalimtarëve në shesh. Instalacioni gjigand “EU Cube” u ka dhuruar të pranishmëve një eksperiencë unike.
Gjatë vitit 2020 është realizuar e njëjta ekspozitë 3D me pikturat e artistëve që bënë historinë e pikturës, në nivel ndërkombëtar, si Sandro Botticelli, Vincent van Gogh, Claude Monet etj.
/gj.m/r.e/
























