Ballina Flash

Një murale e re i shtohet Tiranës

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Në kuadër të projektit “Rijetësimi i Lagjeve” organizuar nga Qendra Marrëdhënie dhe Këshilli Mjedisor i Tiranës, shoqata DoART, erdhi me projektin e saj “Parku Vizual”.

Një fëmijë futbollist, që mban fanellën me ngjyrat e kombëtares, por me mbishkrimin “Ali Demi”, emrin e Heroit të Popullit që mban lagjja ku është realizuar muralja. Numri 1 simbolizon numrin e njësisë administrative, nr 1.

Ideja e këtij “Parku Vizual” është e regjisores Iris Canaj dhe piktorit Franko Dine, me ndihmën e arkitektes Alba Canaj.

“Ky i ri futbollist, na bën jo vetëm krenarë, por na jep shpresë për të ardhmen, gjë e cila lidhet edhe me vitin e sportit për kryeqytetin”, shprehet Iris Canaj për ATSH-në.

Nën sloganin e DoART, krijuesit sollën jo vetëm zbukurim estetik për lagjen, por edhe adresim të ri të rrugës “Bajo Topulli”, duke e kthyer muralin në një atraksion. Ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës së sheshit ku u bë kjo vepër, do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, duke përfshirë edhe dizenjimin e gjelbër nga “Green me Up Albania” apo edhe festën në lagje, duke ftuar çdo banor, që të socializohet, por edhe të kujdesen për hapësirat e përbashkëta.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritje page për 12 120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërBerberi: 100 milionë dollarë për rindërtimin e 27 urave