Ballina Ekonomi

Forcohet dollari ndaj lekut, euroja humb terren

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja humbi terren.

Afrimi i sezonit turistik, ka sjellë ofertë të lartë të monedhës europiane, duke anuar gjithnjë e më shumë drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm të euros.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.62 lekë dhe këmbehet me 102.62 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.25 lekë dhe këmbehet me 112.63 lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7 %.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.02 lekë, duke u ngjitur në kuotën 127.61 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 114.51 lekë, ose 0.39 lekë më pak se ditën e hënë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 102.62 +0.62
Euro EUR 112.63 -0.25
Poundi Britanik GBP 127.61 +0.02
Franga Zvicerane CHF 114.51 -0.39
Jeni Japonez (100) JPY 76.50 -0.54
Dollari Australian AUD 69.16 +0.05
Dollari Kanadez CAD 76.81 +0.20
Korona Suedeze SEK 9.97 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 9.82 -0.07
Korona Daneze DKK 15.11 -0.04
SDR SDR 138.47 +0.60
Ari (OZ 1) XAU 205337.49 -2,945.49
Argjendi (OZ 1) XAG 2572.99 -83.48
Juani Kinez (onshore) CNY 14.92 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 14.91 +0.03
Lira Turke TRY 5.29 +0.03

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUniversiteti i Vlorës, program bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”
Artikulli tjetërVon Cramon uron liberalizimin e vizave për Kosovën