BERLIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Gjermania ka hequr nga rrjeti tre centralet e saj të fundit të mbetur bërthamorë, duke i dhënë fund prodhimit të energjisë bërthamore në vend, pas më shumë se 60 vjetësh.
“Tre reaktorët bërthamorë të mbetur në Gjermani, “Isar 2” në Bavari, “Emsland” në Saksoninë e Poshtme dhe “Neckarwestheim 2″ në Baden-Württemberg janë mbyllur dje në mbrëmje”, njoftuan operatorët.
“Neckarwestheim 2” ishte centrali i fundit që u raportua i mbyllur. //a.i/





















