Ballina Flash

TKOB, projekte të përbashkëta me Ansamblin e Maqedonisë së Veriut

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina u takua me drejtorin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Maqedonisë së Veriut, Shkodran Tola.

Gjatë takimit, Voshtina dhe Tola biseduan për vendosjen e urave të reja të ndërveprimit mes dy vendeve për organizimin e projekteve të përbashkëta.

Gjithashtu, Voshtina dhe Tola folën edhe për fuqizimin e kulturës shqiptare anekënd rajonit dhe përtej tij.

Drejtoresha e TKOB, Voshtina përgëzoi homologun Tolaj për punën dhe sukseset e njëpasnjëshme duke i premtuar mbështetje ansamblit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Voshtina dhe Tolaj theksuan se koordinimi i përbashkët i ansambleve shtetërore në aktivitete të rëndësishme kombëtare duhet të jetë prioritet i tyre si drejtues institucionesh.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj, shkëmbim idesh me ish-presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu
Artikulli tjetërIbrahimaj dhe Sejko, takim me zv/presidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore