Ballina Flash

​Publikohet lista e Kosovës për Evropianin e Volejbollit U17

PRISHTINE, 2 prill/ATSH/ Kombëtarja U17 e Kosovës ka vazhduar me grumbullimet përgatitore për kualifikueset e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, derisa këtë fundjavë përgatitjet u mbajtën në Gjilan.

Ekipi i trajnerëve ka përcjellur me vëmendje të gjitha përgatitjet dhe ka vendosur për listën përfundimtare të grumbullimit për ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian, përcjellë KosovaPress.

Kujtojmë se Kosova U17 është pjesë e Grupit E të kësaj faze kualifikuese, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e kësaj faze kualifikuese të Evropianit mes datave 21-23 prill, derisa të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Gjeni më poshtë listën e plotë të 14 volejbollisteve të grumbulluara për këtë fazë kualifikuese. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak Veliaj: Tirana sot ndër qytetet më të pastra në rajon, e thotë çdo turist
Artikulli tjetërMAL I ZI – Nis balotazhi i zgjedhjeve presidenciale