Ballina Aktualitet

Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti një bashkëbisedim audio në rrjetet sociale.

Kryeministri njoftoi sot nisjen e këtij formati të ri, pjesë e së cilit do të jenë personazhe të ndryshme.

“Podkasti im së shpejti”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Një podkast është një formë e medias digjitale që përbëhet nga një seri episodesh në format audio, video, radio digjitale, PDF, ose ePub që i jep mundësinë e abonimit dhe shkarkimit të episodeve të ndryshme nëpërmjet internetit.

/m.m/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër, finalizohet operacioni policor “Servisi”
Artikulli tjetërZgjedhjet vendore, nisin trajnimet e punonjësve të policisë