TIRANE, 26 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime
Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje- veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri ne 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/20 | Re diell |
| Kukës | 10/20 | Re diell |
| Lezhë | 5/20 | Re diell |
| Dibër | 5/21 | Re diell |
| Durrës | 9/19 | Re diell |
| Tiranë | 8/21 | Re diell |
| Elbasan | 7/21 | Re diell |
| Berat | 4/21 | Re diell |
| Vlorë | 7/19 | Re diell |
| Korcë | 4/18 | Re diell |
| Gjirokastër | 2/21 | Re diell |
| Sarandë | 7/18 | Re diell |






















