Ballina Aktualitet

Rama publikon foton nga kisha në Laç: E marta e shenjtë e “Shën Ndout”

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Kisha e “Shën Ndout” apo siç njihet ndryshe si Kisha e Laçit.

Rama uroi të gjithë në këtë të marte të shenjta të “Shën Ndout”.

Kisha e “Shën Ndout” në Laç prej vitesh është kthyer në vendin i cili bën bashkë qytetarë  të të gjitha besimeve si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.

Të gjithë besimtarët nga qytete të ndryshme i drejtohen Kishës së Laçit çdo të marte në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.

Pelegrinazhi i shenjtë i 13-të të martave përfundon në datat 12 dhe 13 qershor që është dhe festa e këtij Shenjti.

Kjo kishë, e cila daton që nga shekulli XIII, për të gjithë pelegrinët është kthyer në burim besimi, shprese dhe dashurie.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot, Dita Botërore e Sindromës Down
Artikulli tjetërMOSKË – Xi në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Rusi