Ballina Bota

SHBA – Yellen: Sistemi bankar mbetet i sigurt

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-DPA/ – Sistemi bankar amerikan mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt pavarësisht falimentimit të “Silicon Valley Bank”, javën e kaluar, njoftoi dje në mbrëmje ministrja e Departamentit të Thesarit në SHBA, Janet Yellen.

“Sistemi ynë bankar mbetet i sigurt dhe amerikanët mund të ndihen të sigurt se depozitat e tyre do të jenë aty kur të kenë nevojë”, tha Yellen.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Yellen tha se parashikohet një sistem financiar i sigurt pavarësisht një jave të paqëndrueshme për aksionet bankare pasi rregullatorët amerikanë morën kontrollin e bankës, që u fokusua në start-up-et e teknologjisë.

Qeveria amerikane dhe banka qendrore e Rezervës Federale bën disa ndryshime gjatë fundjavës për të garantuar depozitat dhe për të ofruar financim për bankat pas falimentimit të “Silicon Valley Bank”, dështimi më i madh i bankës në SHBA që nga kriza financiare e vitit 2008.

Megjithatë, investitorët mbeten ende te shqetesuar për tregjet e paqëndrueshme në bursë./a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, memorial kushtuar fëmijëve të vrarë e të zhdukur në luftë
Artikulli tjetërLiqeni i Banjës në Gramsh, pamje fantastike në këto ditë marsi