Ballina Ekonomi

30% më pak aksidente rrugore gjatë muajve janar-shkurt

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar shifrat nga raporti i aksidenteve rrugore për periudhën janar-shkurt 2023 dhe indekset krahasuese.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2023 kanë ndodhur 172 aksidente rrugore ose 30% më pak krahasuar me janar-shkurt 2018.

Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se, 25% më pak qytetarë janë përfshirë në aksidente rrugore me pasoja, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-së.

DPSHTRR thekson se, numri i viktimave është 27 gjatë janar-shkurt 2023, 18% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në raport bëhet e ditur se, “8.5 miliardë km të përshkruara (projeksioni 2023) ose 124% më shumë krahasuar me vitin 2013, çka reflekton rritjen e qarkullimit me mjet për shkak të rritjes së flotës me +80% dhe rritjes së numrit të drejtuesve të mjeteve me +75% krahasuar me vitin 2013, ndërsa aksidentet dhe viktimat vijojnë të bien – tregues domethënës”.

Gjatë kësaj periudhe ka rënë dhe indeksi i vdekshmërisë për Km të përshkruar gjatë vitit 2022.

“20.6 indeksi i vdekshmërisë për km të përshkuara në vitin 2022, ulur me 74% më pak se në vitin 2013”, thuhet në raport.

Raporti thekson se, “është ulur indeksi i vdekshmërisë për 10,000 mjete me -68% dhe për 10,000 drejtues mjeti me -56%, krahasuar me vitin 2013”.

/gj.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZYRIH – Rritet frika pas kredisë emergjente prej 54 miliardë dollarësh nga “Credit Suisse”
Artikulli tjetërKing-Smith: Partitë politike të vetojnë kandidatët në zgjedhje