Ballina Bota

KINË – Li: Bashkëpunim me SHBA-në

PEKIN, 13 mars /ATSH-DPA/- Kryeministri i ri i Kinës, Li Qiang ka bërë thirrje për rritje të bashkëpunimit midis Pekinit dhe Uashingtonit në ditën e fundit të seancës së këtij viti të Kongresit Popullor Kombëtar Kinez.

“Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe në sektorin e tregtisë”, tha kryeministri i ri, Li Qiang në konferencën e tij të parë për shtyp.

“Kina dhe SHBA-ja mund dhe duhet të bashkëpunojnë,” tha Li.

“Rrethimi dhe shtypja nuk janë në interesin e askujt”, shtoi ai, duke përsëritur akuzat e presidentit kinez Xi Jinping se SHBA-ja dëshiron të parandalojë ngritjen e Kinës në botë përmes kontrollit dhe izolimit.

Lidhjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikes janë testuar muajt e fundit nga rrëzimi i një baloni të supozuar spiunazhi kinez në hapësirën ajrore të SHBA-së, duke rritur tensionet e shkaktuara nga pretendimet e Pekinit ndaj Tajvanit, ndër të tjera.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Ndodhën edhe këto në Oscar
Artikulli tjetërKel Marubi, mjeshtri i fotografisë që mbajti gjallë dinastinë Marubi