Ballina Flash

Ekspozitë e re në muzeun “Marubi” në Shkodër

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër, po përgatitet për hapjen e ekspozitës personale të fotografëve Safet e Gjylzade Dokle, kuruar nga Lek M. Gjeloshi.

Një fond i pasur që i është bashkuar së fundmi arkivës së “Marubit”.

Aktiviteti fotografik i bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle u zhvillua në Borje të Rrethit të Kukësit e më gjerë, duke përshkuar një hark kohor 40-vjeçar, nga vitet ’30 deri në fillim të viteve ’70.

Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore të asaj kohe.

Ky koleksion, i cili përbëhet nga rreth 20000 negativë, është më i madhi i dhuruar mbas viteve ’90-të në arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Ekspozita sendërton narracionin e parë mbi të, ku një vëmendje e posaçme i dedikohet përmasës etnografike dhe ezoterizmit që ajo ofron tanimë si fluks imazherik.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Shqipëria, pjesë e promovimit në median spanjolle RTVE
Artikulli tjetërMOLDAVI – Mijëra protestues kundër rritjes së çmimit të gazit