Ballina Flash

“Këpucët e kuqe”, mesazhe kundër dhunës ndaj grave

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Mesazhe sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave u përcollën sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas përmes instalacionit “Këpucët e kuqe”.

Dhjetëra këpucë të kuqe u vendosën në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, si protestë dhe kujtim i të gjitha grave që kanë humbur jetën prej dhunës.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Në ditën Ndërkombëtare të Grave, instalacioni “Këpucët e kuqe” përcjell një simbolikë prekëse dhe thirrje për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe solidarizim me viktimat që shkakton ajo.

Ideja e këpucëve të kuqe daton vite më parë, kur artistja meksikane Elina Chauvet filloi instalacionin “Los Zapatos Rojos” në nder të motrës së saj, që humbi jetën si pasojë e dhunës në familje.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Gjykata e BE-së anulon sanksionet ndaj nënës së Yevgeny Prigozhin
Artikulli tjetërAmbasadorja Kim, takim me Gjiknurin në selinë e PS-së